Politika 17 October 2026, 16:40 Nga VNA

Një tjetër artiste e madhe kundër Edi Ramës, Inva Mula: Të rinjtë të dëgjohen

Ndaje në Whatsapp
Një tjetër artiste e madhe kundër Edi Ramës, Inva Mula:

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, ka ngritur zërin për situatën me të cilën po përballet rinia në vend ku të rinjtë që protestojnë kundër Edi Ramës po dhunohen nga Policia.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, artistja e njohur thekson rëndësinë e garantimit të një të ardhmeje ku të rinjtë të mund të ndërtojnë ëndrrat e tyre këtu.

“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja. Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, shprehet Inva Mula.

Lexo gjithashtu

Video

Digjet dega e OTP Bank në Myslym Shyr

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë

Zjarri nga Gjykata e Lartë ka kaluar dhe në një nga dyqanet që është pranë saj në rrugën Myslym Shyri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme