
Një natë pasi kolegu i saj në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, përfundoi në Lanë gjatë përplasjeve me protestuesit, Jorida Tabaku ka zgjedhur ta nisë të shtunën me një fotografi të buzëqeshur përkrah një studenteje që kishte kaluar dy net në qeli.
Deputetja e PD-së e quan Brixhit Balin “luaneshë”, e falënderon për qëndresën dhe denoncon sistemin kundër të cilit po protestojnë të rinjtë. Por në gjithë postimin e saj mungon një detaj: çfarë mendon vetë Tabaku për kërkesat e studentëve dhe, mbi të gjitha, për kërkesën e tyre për largimin e Sali Berishës?
Sepse të dalësh në fotografi me një studente protestuese është e lehtë. Të mbash qëndrim për atë që ajo kërkon është tjetër gjë. Për momentin, Tabaku ka zgjedhur buzëqeshjen, ndërsa studentja i ka shërbyer si sfond postimit të saj të së shtunës.






















