Politika 16 October 2026, 21:04 Nga VNA

“Nuk kemi asgjë me ju, por me Edi Ramën”, Të rinjtë u japin dorën dhe ujë policëve, ndërhyn shefi: Nuk kanë nevojë!

Ndaje në Whatsapp
“Nuk kemi asgjë me ju, por me Edi Ramën”, Të

Një skenë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë ditës së katërt të protestës së të rinjve në Tiranë. Një grup protestuesish u është afruar efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, jo për t’u përplasur me ta, por për t’u dhënë dorën dhe për t’u thënë se policia nuk është shënjestra e protestës së tyre.

Të rinjtë kanë nisur të thërrasin “Hiqni kapelat!”, ndërsa më pas kanë kënduar himnin kombëtar përballë forcave të rendit. Njëri prej protestuesve u ka sjellë policëve disa shishe me ujë, duke u shprehur: “Kaq lekë kisha me vete”.

Por momenti i afrimit mes protestuesve dhe efektivëve është ndërprerë nga ndërhyrja e një drejtuesi policie, i cili u ka kërkuar të rinjve të shpërndahen ose të vijojnë protestën në qetësi. “S’kanë nevojë për ujë policët”, është shprehur ai.

Protestuesit i janë përgjigjur duke përsëritur se nuk kanë asgjë kundër punonjësve të Policisë së Shtetit. Sipas tyre, protesta nuk drejtohet kundër efektivëve, por kundër kryeministrit Edi Rama, largimin e të cilit vazhdojnë ta kërkojnë prej katër ditësh.

Video

Vetëm 5 ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Trump

Bashkë me fëmijën përballë të gjithëve

Protestuesit largojnë me forcë deputetin Klevis Balliu nga protesta

Pas disa orësh përplasje, studentët protestues përqafohen me efektivët e policisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme