Politika 16 October 2026, 20:56 Nga VNA

Protestat në Tiranë, Ambasada Amerikane reagon për disa media: Dhuna nuk është pjesë e angazhimit qytetar

Ndaje në Whatsapp
Protestat në Tiranë, Ambasada Amerikane reagon për disa media:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat e ditëve të fundit në kryeqytet, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe me akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private.

Në përgjigje të interesimit të disa mediave për situatën e krijuar në Tiranë, Ambasada Amerikane ka theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të zhvillimit të protestave në mënyrë paqësore.

“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protesta ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

Qëndrimi i përfaqësisë diplomatike amerikane vjen pas disa ditësh protestash në Tiranë, ku krahas kërkesave për largimin e qeverisë së Edi Ramës, janë regjistruar përplasje me policinë, persona të lënduar dhe dëmtime të institucioneve dhe bizneseve private.

Video

Vetëm 5 ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Trump

Bashkë me fëmijën përballë të gjithëve

Protestuesit largojnë me forcë deputetin Klevis Balliu nga protesta

Pas disa orësh përplasje, studentët protestues përqafohen me efektivët e policisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme