Kronika 16 October 2026, 23:11 Nga VNA

Pas pamjeve të dhunës ndaj protestuesve, AMP reagon në ditën e katërt të protestës

Ndaje në Whatsapp
Pas pamjeve të dhunës ndaj protestuesve, AMP reagon në ditën

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në ditën e katërt të protestës, duke njoftuar se po verifikon pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale për të evidentuar veprime të mundshme të paligjshme nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Reagimi vjen pas pamjeve ku shfaqen përplasje dhe dhunë ndaj protestuesve, përfshirë raste ku në veprime marrin pjesë persona me rroba civile, por edhe punonjës policie. AMP bën të ditur se ka angazhuar strukturat e saj në terren në Tiranë dhe qytete të tjera, ndërsa po shqyrton materialet filmike për të përcaktuar nëse ka shkelje ligjore dhe përgjegjësi individuale.

Agjencia thekson se po bashkëpunon me Policinë e Shtetit, duke ruajtur pavarësinë institucionale, ndërsa rastet që mund të përbëjnë vepra penale po trajtohen nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Megjithatë, reagimi i AMP-së në ditën e katërt të protestës ngre pikëpyetje për kohën e reagimit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse verifikimet do të përfshijnë të gjitha pamjet e publikuara dhe do të çojnë në identifikimin e përgjegjësve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për persona me rroba civile apo punonjës policie.

Lexo gjithashtu

Video

Vetëm 5 ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Trump

Bashkë me fëmijën përballë të gjithëve

Protestuesit largojnë me forcë deputetin Klevis Balliu nga protesta

Pas disa orësh përplasje, studentët protestues përqafohen me efektivët e policisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme