
Prej më shumë se një ore, profilet zyrtare të VNA në Facebook dhe Instagram po përballen me kufizime që pengojnë publikimin e përmbajtjeve video.
Problemi është konstatuar gjatë përpjekjeve të redaksisë për të publikuar materialet filmike, ndërsa deri tani nuk ka asnjë shpjegim zyrtar nga platformat për arsyet e këtyre kufizimeve.
Redaksia e VNA ka kontaktuar platformat përkatëse dhe është në pritje të një përgjigjeje dhe zgjidhjes së problemit, në mënyrë që të rikthehet sa më shpejt publikimi normal i videove.
Ndërkohë, VNA do të vijojë pa ndërprerje raportimin e zhvillimeve, përfshirë protestat e ditëve të fundit në Tiranë, përmes lajmeve, fotografive dhe informacioneve në kohë reale.
Redaksia do të informojë lexuesit sapo të rikthehet mundësia e publikimit të videove në Facebook dhe Instagram.






















