Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës. Nga burime bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 42-vjeçar i identifikuar si Dodë Legisi, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës. Mësohet se ai ka marrë një plagë në kofshë. Policia thotë se ka identifikuar autorin.






















