
Nesër, para Gjykatës së Tiranës, do të dalin për masë sigurie 16 të arrestuarit e parë pas protestës së 13 tetorit në Tiranë.
Ata dyshohen për kryerjen e disa veprave penale, konkretisht: “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.






















