Kronika 15 October 2026, 15:05 Nga VNA

Tensione te 9-katëshet në Tiranë/ Protestuesit sulmojnë bankën me mjete metalike, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën infopoint-it

Ndaje në Whatsapp

Tensione te 9-katëshet në Tiranë/ Protestuesit sulmojnë

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë është shoqëruar me incidente të tjera të dhunshme, këtë herë në zonën e 9-katësheve, ku një bankë e nivelit të dytë është sulmuar me mjete të forta.

Gjatë incidenteve, protestuesit kanë goditur me mjete metalike ambientet e bankës, duke thyer xhamat e godinës dhe duke dëmtuar bankomatin. Po ashtu, ata i kanë vënë flakën një infopoint-i që ndodhej pranë bankës.

Ngjarja është regjistruar pas një sërë përplasjesh të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë në disa zona të kryeqytetit. Tensionet kishin nisur më herët pranë Ministrisë së Arsimit, për të vijuar më pas në afërsi të Parlamentit dhe selisë së Partisë Socialiste.

Protesta, në të cilën marrin pjesë studentë dhe gjimnazistë, është përshkallëzuar me dëmtime të pronës dhe incidente në disa pika të Tiranës, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë për shpërndarjen e turmave.

Video

Të rinjtë sulmojnë sërish bizneset tek Piramida.

Skënder Hitaj përsërit refrenin e Ramës.

Protestuesit thyejnë edhe bankën BKT në rrugën e Elbasanit përballë Ambasadës Amerikane.

Një vajzë është plagosur rëndë në kokë gjatë përplasjeve me policinë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme