Kronika 14 October 2026, 16:44 Nga VNA

Studentët zhvendosin protestën drejt Kuvendit, nisin marshimin nga Rruga e Durrësit

Ndaje në Whatsapp

Studentët zhvendosin protestën drejt Kuvendit, nisin marshimin nga

Pas disa orësh përplasjesh me policinë në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt zonës së Kuvendit, duke zhvendosur kështu protestën nga zona pranë Ministrisë së Arsimit.

Thirrja për të ndryshuar drejtimin e tubimit është bërë mes protestuesve, pas tensioneve të vazhdueshme, përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia. Një numër i madh pjesëmarrësish janë nisur në grup drejt Parlamentit, ndërsa gjatë marshimit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë.

Më herët, protestuesit u përpoqën të çanin kordonët e policisë, ndërsa në zonën e Ministrisë së Arsimit u regjistruan incidente dhe zjarre.

 

Video

Një lutje mes zemërimit dhe kaosit

Momenti kur protestuesit futen në Komisariatin nr. 2 në Tiranë

“Thirr ambulancën moreee”, gazetarët ndihmojnë policin e dëmtuar në protestë. Gazetarët Isa Myzyraj dhe Sara Demushi kanë lënë raportimin për disa minuta dhe i kanë ardhur në ndihmë policit, i cili gjendet i shtrirë në tokë.

Tiranë/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër dyqani të Iute Credit në Rrugën e Elbasanit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme