
Studentët kanë mundur të futen në ambientet e Ministrisë së Arsimit, duke depërtuar deri në katin e parë të godinës. Gjatë përshkallëzimit të protestës, raportohet se i është vënë zjarrin institucionit, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Nga ana tjetër, Policia ka krijuar disa kordone sigurie dhe po përdor vazhdimisht ujë me presion në drejtim të turmës, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.
Deri më tani, janë kryer disa shoqërime, ndërsa katër persona dhe një efektiv policie kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe në Spitalin e Traumës, pasi kanë pësuar lëndime.






















