
Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë po zgjerohet, ndërsa grupe të tjera të rinjsh janë nisur në marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar studentëve të mbledhur para institucionit.
Të rinjtë po i drejtohen godinës së ministrisë, ku prej orësh po zhvillohet protesta kundër qeverisë. Pjesëmarrësit kanë ngritur zërin për ndryshime dhe për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.
Tubimi është shoqëruar me tensione, ndërsa situata u përshkallëzua më herët me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Disa prej të rinjve hodhën sende drejt godinës së ministrisë, ndërsa forcat e rendit ndërhynë për të menaxhuar situatën.
Pavarësisht tensioneve, protesta vijon, ndërsa mbërritja e protestuesve të tjerë shton pjesëmarrjen në tubimin para Ministrisë së Arsimit.






















