Politika 13 October 2026, 22:44 Nga VNA

Qytetari më këmbë të thyer në duar të policëve, Marjana Koçeku i kërkon dorëheqjen Ervin Demos

Ndaje në Whatsapp
Qytetari më këmbë të thyer në duar të

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e cila tashmë i ka ndërprerë marrëdhëniet me Partinë Socialiste dhe ka braktisur grupin e saj parlamentar, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit ku u përfshinë studentët dhe forcat e rendit.

Përmes një reagimi publik në rrjetin e saj social Facebook, Koçeku ka dënuar me tonë të ashpra sjelljen e policisë ndaj studentëve, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe jashtë çdo kuadri ligjor e moral. Ajo ka bërë thirrje të menjëhershme për largimin nga detyra të ministrit të brendshëm, Ervin Demo.

"Kjo dhunë policore ka kalu çdo kufi. E dimë se nji pjesë e radhëve të policisë janë kriminela të rekrutuem, aq sa s’dallojmë ma policin prej kriminelit. Ata munden me të përndjekë e me ta thy edhe kambën.
Studentët tu qenë pjesa ma e brishtë e shoqnisë tonë, sot janë shtypë në mënyrën ma brutale. Ministri Ervin Demo asht vendos në atë pozicion se asht i vetmi që mundet me e marrë përsipër at lloj brutaliteti që ka ndodhë sot.
Duhet me ia kërku dorëheqjen qysh sot!"

Lexo gjithashtu

Video

Berisha del në konferencë urgjente, u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen nesër protestës së studentëve: Në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Kujdes shëndetësor për të gjithë, pa dallim”, thotë ministrja e Shëndetësisë, teksa informon për gjendjen e të lënduarve në spital. Por që kur trajtimi i çdo të lënduari shitet si sukses? Apo duhet t’ju falënderojmë që në urgjencë nuk kërkohet tesera e partisë?

Policia i theu këmbën dhe e tërhoqi zvarrë, i riu flet nga spitali: “Isha në hallin tim”

Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës, ku shihen flakë pas hyrjes së një grupi protestuesish në godinë. Protestuesit, të zhvendosur nga Ministria e Arsimit, thyen derën e institucionit pasi hodhën gurë në drejtim të saj. Disa prej tyre arritën të futeshin brenda, ndërsa policia ndërhyri duke nisur arrestimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme