Mes të lënduarve nga protesta e sotme ka qenë edhe një diplomat, punonjës i ambasadës austriake.
VNA ka mësuar se ai ka marrë dëmtime në kokë në zonën e Pazarit të Ri, ku ndodhej për rutinën e tij dhe pa lidhje me protestën. Ai i është drejtuar QSUT-së si spitali më i afërt për të kërkuar ndihmë.
Por në QSUT nuk e kanë trajtuar, duke i thënë se urgjencat trajtohen vetëm tek ushtaraku. Diplomati është përcjellë tek Spitali Ushtarak, duke humbur kohë, duke u sorrollatur, dhe duke u dërguar në një njësi që sonte po përballej me një fluks të lartë.
Dyert e mbyllura të QSUT-së për urgjencat janë të hershme. Me një urdhër të dikurshëm të Ogerta Manastirliut, edhe po të plagosesh në derë të QSUT, duhet të shkosh tek ushtaraku se ky spital nuk të prek me dorë.
Diplomati austriak sot, është sot një dëshmi më shumë e një sistemi të ngurtë dhe aspak empatik.
Diplomati ka marrë më në fund ndihmë mjekësore tek Spitali i Traumës dhe në orët e mbrëmjes është larguar.






















