Politika 13 October 2026, 17:14 Nga VNA

Koçiu reagon për protestën e studentëve: Dhuna nuk është zgjidhje, të rinjtë po përdoren për interesa politike

Ndaje në Whatsapp

Koçiu reagon për protestën e studentëve: Dhuna nuk

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së studentëve, duke dënuar aktet e dhunës dhe sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit.

Përmes një reagimi publik, Koçiu e cilësoi të trishtë degradimin e protestës në akte dhune, duke ironizuar pretendimet për provokim nga pllakat e trotuareve.

“Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje”, theksoi zëvendëskryeministrja, e cila dënoi hedhjen e gurëve, sulmet ndaj efektivëve të policisë dhe dëmtimin e pronës publike.

Koçiu e zhvendosi gjithashtu vëmendjen te përgjegjësia politike për zhvillimet, duke pretenduar se të rinjtë po përdoren nga kundërshtarët politikë për të mbuluar, sipas saj, paaftësinë e tyre.

“Zhurma e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë gjuha me të cilën i ka hije rinisë të shprehet”, u shpreh ajo.

Reagimi i zëvendëskryeministres vjen në një klimë tensionesh gjatë protestës së studentëve, ku përplasjet dhe përdorimi i mjeteve të ndërhyrjes nga policia kanë shoqëruar zhvillimet para institucioneve arsimore.

Video

Mbyllet me këtë skenë, një nga protestat më të forta të studentëve. E nesërmja mbetet një pikëpyetje e madhe

Berisha del në konferencë urgjente, u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen nesër protestës së studentëve: Në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Kujdes shëndetësor për të gjithë, pa dallim”, thotë ministrja e Shëndetësisë, teksa informon për gjendjen e të lënduarve në spital. Por që kur trajtimi i çdo të lënduari shitet si sukses? Apo duhet t’ju falënderojmë që në urgjencë nuk kërkohet tesera e partisë?

Policia i theu këmbën dhe e tërhoqi zvarrë, i riu flet nga spitali: “Isha në hallin tim”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme