Politika 2 October 2026, 14:16 Nga VNA

Ekskluzive/ KQZ letër PS e PD: Duam votim e numërim elektronik në 4 bashki të mëdha për zgjedhjet vendore 2027

Ndaje në Whatsapp

Ekskluzive/ KQZ letër PS e PD: Duam votim e numërim elektronik në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht hapat e parë konsultues me subjektet politike në vend për shtrirjen e teknologjisë në procesin e ardhshëm zgjedhor. Përmes një kërkese zyrtare të siguruar nga VNA, nënshkruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtuar forcave kryesore politike, KQZ propozon aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik në disa nga bashkitë më të mëdha të vendit për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Sipas shkresës zyrtare, ky hap ndërmerret "në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe në funksion të modernizimit të proceseve zgjedhore".

Në dokument, KQZ spjegon se pas vlerësimit të të gjithë faktorëve teknikë dhe operacionalë, ka arritur në përfundimin se një shtrirje e pjesshme është rruga më e favorshme:

"Duke marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative, si dhe nevojën për implementim të qëndrueshëm dhe në kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se një shtrirje në 3 apo 4 bashki të mëdha përbën një qasje të arsyeshme dhe proporcionale."

Për të realizuar këtë projekt, Celibashi nërmend nevojën e një dakordësie të gjerë politike, duke theksuar se "çdo vendimmarrje për zgjerimin e këtij procesi duhet të mbështetet në një qëndrim të qartë dhe të konsoliduar të partive politike". Për këtë arsye, nga forcat politike kërkohet që të shprehin pozicionin e tyre zyrtar "kohë përpara procesit zgjedhor".

Me qëllim diskutimin e detajeve dhe koordinimin e hapave të mëtejshëm, KQZ u ka kërkuar partive politike të caktojnë përfaqësuesit e tyre për një takim të përbashkët tryeze.

"Kërkojmë nga ana juaj të caktoni përfaqësuesin/t tuaj për të marrë pjesë në një takim konsultues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ditën e premte, datë 9 tetor 2026, në orën 11:30," thuhet në kërkesën zyrtare, ku kërkohet gjithashtu konfirmimi i pjesëmarrjes përmes postës elektronike zyrtare të institucionit.

Shkresa i është dërguar një spektri të gjerë të partive politike në vend, përfshirë Partinë Socialiste, Partinë Demokratike, Partinë e Lirisë, Partinë Socialdemokrate, si dhe forcat e tjera parlamentare e joparlamentare.

Ekskluzive/ KQZ letër PS e PD: Duam votim e numërim elektronik në

Ekskluzive/ KQZ letër PS e PD: Duam votim e numërim elektronik në

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme