Politika 21 September 2026, 17:22 Nga VNA

Prokuroria e Tiranës “mund” Edi Ramën, merr superpagën sipas vendimit të KLP-së përmes urdhrit të gjykatës

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Tiranës “mund” Edi Ramën, merr

 

VNA ka mësuar se sot pasdite, në llogaritë e prokurorëve dhe oficerëve të prokurorisë më të madhe në vend, asaj të Tiranës, kanë kaluar përfundimisht pagat e vonuara të muajit gusht. Këto pagesa duhej të lëvroheshin brenda datës 5 shtator, por u vonuan për ditë me radhë si pasojë e përplasjes së ashpër institucionale mes sistemit të drejtësisë dhe qeverisë.

Sfondi i përplasjes për pagat

Kriza financiare lindi pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratuan vendimet për rritjen e pagës referuese të magjistratëve, duke zbatuar vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, pas kalimit të afateve ligjore nga Kuvendi.

Mirëpo, Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit bllokuan kalimin e fondeve, me argumentin se organet e drejtësisë nuk mund t’i caktonin vetë pagat. Bllokimi shkaktoi reagime të forta nga shoqatat e magjistratëve dhe kërkesa zyrtare për zhbllokimin urgjent të pagesave.

Ndryshimet ligjore në Kuvend

Më 17 shtator, mazhoranca në Kuvend miratoi, me procedurë të përshpejtuar, një projektligj të ri për pagat e magjistratëve. Formula e re e votuar nga mazhoranca parashikon një rritje të pagave me rreth 2%, masë kjo pothuajse 10 herë më e ulët se rritja e përllogaritur nga KLGJ-ja dhe KLP-ja përmes vendimeve të tyre.

Përplasja pritet të vijojë në rrugë ligjore dhe kushtetuese.

Video

Vrasja në Sarandë që po shndërrohet në “mollën e sherrit” mes Hitajt dhe Demos

Tre muaj mbi tavolinën e KPP-së/ Tenderi 9.8 mln euro i RTSH-së në pritje të vendimit, pse u skualifikua oferta më e lirë dhe u anashkaluan rekomandimet e KLSH-së?

Vrasja në Sarandë që po shndërrohet në “mollën e sherrit” mes Hitajt dhe Demos

Denoncimet e VNA hapin “pusetën” e tenderave në KQZ, një tjetër kompani kërkon shpjegime: Si u pikëzuam kështu?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme