Politika 21 September 2026, 11:50 Nga VNA

Debate në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, opozita dhe mazhoranca përplasen për rolin e Kuvendit dhe kontrollin ndaj qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Debate në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, opozita dhe mazhoranca

Debatet për rolin e Kuvendit, kontrollin parlamentar ndaj qeverisë dhe zbatimin e reformave shoqëruan Takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u ndal te procesi i integrimit europian, duke deklaruar se objektivi i Shqipërisë është përfundimi i negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti shqetësimin për rolin e opozitës në Kuvend. Ai deklaroi se opozitës po i mohohen mekanizmat e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë, duke kritikuar mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe të shumicës parlamentare.

Në diskutime u përfshi edhe përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, i cili u ndal te Reforma Administrativo-Territoriale. Sipas tij, çdo ndërhyrje në këtë reformë duhet të realizohet përmes konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës.

Takimi u shoqërua me qëndrime të ndryshme mes palëve për funksionimin e Parlamentit, raportin mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Video

Lajmi në koment?

Nga 61 në 46 bashki, socialistët ndryshojnë hartën më 8 tetor pa konsensusin e opozitës

Bota në një minutë

Dosja Balluku/ Igli Tare paraqitet në SPAK. Ish-futbollisti i Kombëtares në hetim për pastrim parash.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme