Politika 20 September 2026, 10:40 Nga VNA

Ilir Beqaj i jep Kuvendit 10 leksione juridike teksa vetë është nën arrest: Vendosni penalitete për prokurorët 

Ndaje në Whatsapp
Ilir Beqaj i jep Kuvendit 10 leksione juridike teksa vetë është

Nga mjedisi i ngrohtë i arrestit të shtëpisë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vendosur t'i përvishet punës akademike. Pasi kaloi një periudhë të gjatë në paraburgim, Beqaj i ka dërguar Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë 10 propozime (9 konkrete dhe 1 të përgjithshëm) për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
Në deklaratën e tij, ai pranon se frymëzimi vjen nga përvoja personale trevjeçare me SPAK-un dhe GJKKO-në. Aty ku prokurorët shohin procedura, Beqaj sheh absurditete. Ai shprehet i habitur nga praktika e organit të akuzës dhe gjykatës:
"Mua më duket absurd arsyetimi se meqenëse Kodi i Procedurës Penale nuk parashikon sanksione ndaj prokurorëve për moszbatimin e neneve të caktuara të tij, kjo t'i lejoje prokurorët... që të mund të mos e zbatojnë Kodin.”

Për këtë arsye, ai kërkon me ngulm:
“Popullojeni Kodin e Procedurës Penale me sanksione ndaj prokurorëve në rast të moszbatimit të tij.”
 
Më tej, ish-ministri bën me mjeshtëri llogaritë matematike mbi pamundësinë për të lexuar dosjen e tij voluminoze brenda afatit 10-ditor:
“Në një dosje prej 250,000 faqesh, edhe duke llogaritur vetëm një minutë për faqe dhe 10 orë punë në ditë, brenda këtij afati mund të lexohen vetëm 6,000 faqe, ose 2.4% e dosjes.”

Nuk mungojnë as kërkesat për teknologjinë e lartë. Beqaj kërkon të drejtën e kompjuterit në qeli dhe mbrojtje për telefonat inteligjentë, duke kujtuar se:
“Telefoni inteligjent, kompjuteri, serveri, hard disku... nuk janë më thjesht ‘sende’... Ato mund të përmbajnë një pjesë të konsiderueshme të jetës private të individit.”

Ai ankohet gjithashtu edhe për vendosjen e të pandehurve në kafazet e xhamit gjatë seancave, duke cituar me shqetësim vendimet e gjykatës:
“Jam kurioz të shoh vendimin e arsyetuar të datës 14.09.2026 për zotin Meta, pasi në 08.06.2026 po GJKKO e Apelit ka arsyetuar se ‘në këtë gjykatë të gjithë të pandehurit me masë sigurimi arrest me burg qëndrojnë në dhomë sigurie’.”

Në fund, Beqaj e mbyll leksionin e tij duke kërkuar që ndryshimet ligjore të mos lihen vetëm në dorë të prokurorëve e gjyqtarëve, pasi sipas tij:
“Procedura penale nuk është vetëm instrument për hetimin dhe gjykimin; ajo është, para se gjithash, sistemi i garancive që mbron individin përballë ushtrimit të pushtetit penal të shtetit.”

Mbetet për t'u parë se sa me vëmendje do t'i mbajë shënimet grupi i punës për këto leksione falas nga arresti i shtëpisë.

Video

LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Sarandë. Krimi ndodhi pak minuta më parë. Detajet në përditësim

Qytetari e lag me ujë, kryeministri hungarez e merr me sportivitet dhe publikon videon Një episod i pazakontë i ka ndodhur kryeministrit të Hungarisë, Péter Magyar, gjatë vizitës së tij në Szekszárd. Teksa ndodhej mes qytetarëve në festën tradicionale të vjeljes, një person e lagu me ujë. Magyar nuk e dramatizoi incidentin, por e mori me sportivitet dhe vendosi ta publikonte vetë videon në rrjetet sociale. Kryeministri ironizoi edhe autorin e veprimit, duke e quajtur një “luftëtar të rënë të Orbánit”. Ai shtoi se personi nuk pati guximin t’i afrohej dhe ta shikonte në sy.

Belinda Balluku bën “bilancin” e halleve të qytetarëve në Fier: “Vetëm sot janë 431”.

Një skenë e rrallë dhe prekëse është filmuar në brigjet e Gold Coast, Australi. Një balenë humpback qëndroi për orë të tëra pranë këlyshit të saj të lindur të ngordhur, duke e prekur me kokë dhe pendë dhe duke ruajtur kontaktin me të. Studiuesit e cilësojnë si një sjellje jashtëzakonisht të rrallë, që mund të lidhet me reagimin ndaj humbjes, edhe pse shkencëtarët theksojnë se nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhet fjalë për “zi” në kuptimin njerëzor. Pamjet, të regjistruara në vitin 2025, po i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë lidhjen mes nënës dhe të voglit te balenat dhe mënyrën se si ato reagojnë ndaj vdekjes. E plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme