Policia ka reaguar pas atentatit të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele pranë ish-agjencisë në Sarandë, ku u vra një 44-vjeçar dhe u plagos një kalimtar. Autorët janë në arrati, ndërsa shërbimet policore janë vënë në ndjekje të tyre.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.






















