Kronika 19 September 2026, 10:48 Nga VNA

6 prona të regjistruara me dokumente të dyshuara të falsifikuara, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për Ertis Shehun

Ndaje në Whatsapp
6 prona të regjistruara me dokumente të dyshuara të falsifikuara,

Pas arrestimeve të kryera disa ditë më parë për një çështje pronash në Fier, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për ish-drejtorin e ASHK-së, Ertis Shehu, dhe personin që dyshohet se ka përfituar pronat. Për një ish-hartograf të ASHK-së është kërkuar një masë më e lehtë sigurie.

Në qendër të hetimit janë gjashtë prona në zonën e Levanit, me një sipërfaqe totale prej rreth 71.7 hektarësh. Sipas Prokurorisë, dyshohet se këto prona janë regjistruar gjatë vitit 2023 duke përdorur dokumentacion të falsifikuar.

Bëhet fjalë për toka që lidhen me një vendim të vitit 2008, përmes të cilit ishte njohur e drejta e kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në zonën e Levanit dhe Dërmënasit.

Një prej trashëgimtarëve, E.H., kishte marrë në vitin 2018 një kompensim financiar prej 53.8 milionë lekësh. Megjithatë, sipas hetimit, më vonë ai ka ndjekur procedurat për regjistrimin e gjashtë pronave, të cilat së bashku shtrihen në rreth 71.7 hektarë.

Prokuroria dyshon se në këtë proces kanë pasur rol edhe ish-drejtori i ASHK-së Fier, Ertis Shehu, dhe ish-hartografi i institucionit, duke lehtësuar regjistrimin e pasurive.

Pas regjistrimit, disa prej pronave dyshohet se janë shitur, duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme. Për këtë arsye, hetuesit po verifikojnë edhe transaksionet e kryera, lëvizjen e parave dhe destinacionin e tyre.

Në kuadër të hetimit janë sekuestruar edhe 715.976 euro në llogarinë bankare të E.H., ndërsa janë marrë për verifikim edhe dokumente dhe pajisje elektronike.

Video

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Mindanao, në jug të Filipineve. Ngjarja ndodhi pas pushimit të drekës në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar ishte një nxënës 16-vjeçar, i cili hapi zjarr ndaj nxënësve dhe më pas vrau veten. Mes viktimave janë dy nxënës 14-vjeçarë, ndërsa katër prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje kritike.

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme