Kronika 18 September 2026, 12:24 Nga VNA

Plagosja e avokatit në Durrës, kolegët bojkotojnë seancat gjyqësore

Ndaje në Whatsapp

dfgbfgbb.webp

Avokatët në Durrës bojkotuan këtë të premte për dy orë seancat gjyqësore, në shenjë proteste dhe solidariteti pas plagosjes me armë të kolegut të tyre, Elton Shllaku. Bojkoti u zhvillua nga ora 08:00 deri në 10:00 dhe përfshiu çështjet civile dhe penale, me përjashtim të seancave për masat e sigurimit.

Vendimi u mor nga Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës, e cila kërkon që institucionet të marrin masa konkrete për garantimin e sigurisë së avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit.

Kreu i Dhomës Vendore të Avokatisë, Lorval Petani, deklaroi se rastet që cenojnë jetën dhe sigurinë e avokatëve kërkojnë vëmendje dhe mbrojtje të posaçme institucionale. Dhoma i ka kërkuar gjithashtu Prokurorisë së Durrësit zhvillimin e një hetimi të shpejtë dhe të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Avokati Elton Shllaku, 52 vjeç, u plagos me armë zjarri në dorë pasditen e së mërkurës, në një lokal në lagjen nr. 1 të Durrësit. Ai u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të deritanishme, ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt pronësie. Çështja e sigurisë së avokatëve pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Video

Dita e parë e shkollës për një fëmijë në Gaza, mes rrënojave dhe plagëve që ka lënë lufta. Me çantën në shpinë dhe shpresën në sy, nis mësimin në një realitet krejt ndryshe nga ai i fëmijëve të tjerë.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin Flamand, ku deputeti belg Erens ka mbetur i bllokuar për rreth 13 orë në tualet. Pas nxjerrjes, ai është dërguar në spital për të marrë kujdes mjekësor. Ende nuk dihen detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore apo rrethanat e plota të incidentit. Erens është deputet në Parlamentin Flamand që prej vitit 2024, ku përfaqëson zonën e Brabantit Flamand. Ai është gjithashtu anëtar i disa komisioneve parlamentare dhe këshilltar bashkiak në Keerbergen.

Gazi dhe Zegjineja duke qarë hallet e popullit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme