Kronika 18 September 2026, 08:35 Nga VNA

Del videoja nga Saranda: Momenti kur i riu tenton ta godasë 24-vjeçarin me thikë në qafë, si nisi sherri në berberhane

Ndaje në Whatsapp
Del videoja nga Saranda: Momenti kur i riu tenton ta godasë

Janë publikuar pamjet e konfliktit me thika mes disa të rinjve në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së mërkurës, brenda një berberhaneje pranë hyrjes së shëtitores, në lagjen nr. 1. Kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur njëri prej të rinjve i afrohet 24-vjeçarit Elidon Shukulli dhe tenton ta godasë në befasi me thikë në qafë. Ky i fundit arrin të shmanget në kohë, ndërsa më pas nis përleshja mes të rinjve.

Si pasojë e konfliktit mbetën të plagosur vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Ata u transportuan në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes më të rëndë, Elidon Shukulli u dërgua drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Policia e Sarandës njoftoi se ka arrestuar Kamelo Aliajn, 22 vjeç, Andi Saliajn, 19 vjeç, dhe Eduard Bajramin, 19 vjeç, të tre banues në Sarandë. Ata dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me dy vëllezërit, duke përdorur mjete prerëse. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Del video e përleshjes me thika në një berberhane në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre të rinj. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej autorëve i afrohet në befasi 24-vjeçarit dhe tenton ta godasë me thikë në qafë. I riu arrin të shmanget në kohë, por më pas situata përshkallëzohet në një përleshje të dhunshme. Njëri prej të plagosurve u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndërsa Policia arrestoi tre persona. Lajmi i plotë në koment.

Plas sherri në ajër/ Dy pasagjerë përleshen me grushte në fluturimin Londër–Daka Momente tensioni dhe paniku janë regjistruar në një avion të “Biman Bangladesh Airlines”, ku dy pasagjerë janë përleshur fizikisht në mes të fluturimit nga Londra drejt Dakës. Në videon që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, dy burrat shfaqen duke debatuar ashpër, përpara se të shkëmbejnë grushte. Përleshja u bë aq e dhunshme, sa njërit prej tyre iu gris edhe bluza.

Bota në pak minuta...

Rama kundër Gjykatës Kushtetuese: Kuvendi miraton formulën e pagave, kryeministri i vendos “vijat e kuqe” Kushtetueses

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme