Lifestyle 18 September 2026, 10:32 Nga VNA

Mbretëresha Elizabeth II donte t’i rikthente Dianës titullin mbretëror pas vdekjes, zbulimi i vëllait trondit Pallatin

Ndaje në Whatsapp
Mbretëresha Elizabeth II donte t’i rikthente Dianës titullin

Libri i ri i Earl Spencer, vëllait të Princeshës Diana, ka shkaktuar reagime në familjen mbretërore britanike, pasi përmban pretendime të reja për jetën e saj dhe marrëdhëniet me Pallatin.

Në një fragment të publikuar nga “Daily Mail”, Spencer pretendon se Mbretëresha Elizabeth II kishte propozuar që Dianës t’i rikthehej pas vdekjes titulli “Lartësia e Saj Mbretërore”. Sipas tij, propozimi iu përcoll përmes Robert Fellowes, atëherë sekretar privat i Mbretëreshës dhe kunat i Spencerit, gjatë udhëtimit drejt ceremonisë private të varrimit në Althorp.

Diana e kishte humbur titullin pas divorcit nga Princi Charles në vitin 1996. Earl Spencer thotë se motra e tij ishte lënduar thellë nga ky vendim dhe e cilëson propozimin e bërë pas vdekjes së saj si një “çmim ngushëllimi”. Sipas tij, Diana nuk do ta kishte pranuar nëse do të ishte gjallë.

Në librin “A Swan Song: Diana, My Sister”, Spencer sjell edhe detaje nga periudha përpara dasmës mbretërore. Ai pretendon se, një muaj para martesës, Diana i kishte thënë të atit se nuk mund të vazhdonte, por ishte bindur se tërheqja nuk ishte më e mundur.

Sipas një tjetër pretendimi të publikuar në libër, vetëm një ditë para dasmës Charles i kishte thënë Dianës se ishte i lumtur që do të martoheshin, por se nuk ishte i dashuruar me të.

Spencer shkruan gjithashtu se Diana kishte kaluar një periudhë të rëndë emocionale dhe kishte menduar t’i jepte fund jetës. Libri përmban edhe pretendime të tjera për sjelljen e Charles pas vdekjes së saj.

Publikimi i fragmenteve ka sjellë një reagim të pazakontë nga Pallati Buckingham. Në një deklaratë të mëparshme, Pallati kishte theksuar se dhimbja dhe pikëllimi mund të ndikojnë në gjykimin dhe kujtesën e një personi, duke vënë kështu në dyshim disa nga rrëfimet e Earl Spencer.

Video

Del video e përleshjes me thika në një berberhane në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre të rinj. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej autorëve i afrohet në befasi 24-vjeçarit dhe tenton ta godasë me thikë në qafë. I riu arrin të shmanget në kohë, por më pas situata përshkallëzohet në një përleshje të dhunshme. Njëri prej të plagosurve u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndërsa Policia arrestoi tre persona. Lajmi i plotë në koment.

Plas sherri në ajër/ Dy pasagjerë përleshen me grushte në fluturimin Londër–Daka Momente tensioni dhe paniku janë regjistruar në një avion të “Biman Bangladesh Airlines”, ku dy pasagjerë janë përleshur fizikisht në mes të fluturimit nga Londra drejt Dakës. Në videon që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, dy burrat shfaqen duke debatuar ashpër, përpara se të shkëmbejnë grushte. Përleshja u bë aq e dhunshme, sa njërit prej tyre iu gris edhe bluza.

Bota në pak minuta...

Rama kundër Gjykatës Kushtetuese: Kuvendi miraton formulën e pagave, kryeministri i vendos “vijat e kuqe” Kushtetueses

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme