Lifestyle 15 September 2026, 17:29 Nga VNA

Bukuria ka çmim…por cilësia mbetet e padiskutueshme

Ndaje në Whatsapp
Bukuria ka çmim…por cilësia mbetet e padiskutueshme

Tregu kaotik i toksinës botulinike në Shqipëri duket se po hyn në një fazë të re, pas vitesh informaliteti, produktesh të dyshimta dhe ndërhyrjesh estetike të kryera shpesh në një zonë gri mes mjekësisë, biznesit dhe mungesës së kontrollit.

Burime të sigurta konfirmojnë se gjiganti farmaceutik gjerman Merz Pharma ka hyrë zyrtarisht në Shqipëri me toksinën e tij botulinike, ndërsa dosja shkencore dhe mjekësore e produktit ka marrë tashmë aprovimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Ky zhvillim shënon një kthesë të rëndësishme për mjekësinë estetike në vend. Për herë të parë, një markë serioze ndërkombëtare e toksinës botulinike hyn në mënyrë të licencuar në tregun shqiptar, duke krijuar një alternativë të ligjshme, të kontrolluar dhe të gjurmueshme për mjekët dhe klinikat e autorizuara.

Deri më sot, tregu i botoksit në Shqipëri ka funksionuar në një terren problematik. Mungesa e një produkti zyrtarisht të regjistruar kishte lënë hapësirë për qarkullimin e substancave kontrabandë, produkteve pa dokumentacion të plotë, pa garanci ruajtjeje frigoriferike dhe pa standarde të qarta sigurie. Në një sektor ku substanca injektohet direkt në trup, kjo nuk është thjesht çështje tregu, por çështje shëndeti publik.

Hyrja e Merz Pharma vjen pas aksioneve të bujshme të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit kundër klinikave estetike që dyshohej se përdornin botoks kontrabandë. Ato operacione nxorën në pah një realitet shqetësues: ndërhyrjet estetike ishin kthyer në një industri fitimprurëse, por shpesh pa transparencën dhe garancitë që kërkon një produkt mjekësor.

Tashmë, me licencimin e toksinës botulinike nga Merz, tregu pritet të ndryshojë ndjeshëm. Produkti do të vijë me standardet e laboratorëve gjermanë, me kontroll nga autoritetet shqiptare dhe me gjurmueshmëri për çdo flakon. Numri i serisë dhe dokumentacioni i regjistruar do ta bëjnë më të vështirë qarkullimin e produkteve me origjinë të dyshimtë.

Për klinikat dhe mjekët e autorizuar, kjo do të thotë akses në një produkt të ligjshëm dhe të certifikuar. Për qytetarët, do të thotë më shumë siguri. Sepse në botën e estetikës, çmimi nuk mund të jetë kriteri i vetëm. Bukuria ka çmim, por mbi të gjitha ka cilësi, standard dhe përgjegjësi.

Në fund, “mbreti” botox vjen më në fund në Shqipëri në mënyrë të licencuar. Dhe kjo mund të jetë goditja më e fortë për tregun e zi: jo vetëm me aksione policie, por me një alternativë origjinale, të ligjshme dhe të kontrolluar.

Video

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve. Si pasojë e përplasjes, dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lezhës. Pas ndihmës mjekësore, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme