Politika 15 September 2026, 16:01 Nga VNA

PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë për super-strukturën e re 'që i hëngri kokën Salës' dhe situatën tek Onkologjiku

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu. Opozita ngre shqetësime të fortesa lidhur me krijimin e "Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore" dhe situatën kritike në shërbimin onkologjik.
Sipas PD-së, kjo agjenci e re është ngritur larg vëmendjes së publikut dhe pa transparencë. Në kërkesë theksohet se pretendimi i qeverisë se kjo strukturë do të luftojë korrupsionin është i pabazë.
 "Pretendimi i justifikuar nga vetë kryeministri se kjo super agjenci do të centralizojë një sërë shërbimesh të sistemit shëndetësor për të luftuar korrupsionin është e pabazë, pasi në realitet do të jetë jashtë nga çdo lloji transparence e llogaridhënie përfshirë atë parlamentare," thuhet në kërkesën e opozitës.

Gjithashtu, opozita nërmarrjen e këtij hapi e quan një vendim politik të mirëmenduar që mbivendos kompetencat e institucioneve ekzistuese.
"Kjo ngre pikëpyetje serioze juridike për tejkalimin apo mbivendosjen e kompetencave që ligji u ka dhënë institucioneve si Ministria e Shëndetësisë, FSDKSH, AKBPM dhe Operatori i Blerjeve të Përqendruara," nërmarrin deputetët në dokument.

Përveç krijimit të agjencisë qendrore, një tjetër pikë me rëndësi në kërkesë është edhe gjendja në Shërbimin Onkologjik në nivel kombëtar. Opozita vë në dukje se mungesa e pajisjeve kryesore po dëmton drejtpërdrejt trajtimin e pacientëve.
 "Mungesa ose aksesi i kufizuar në në trajtim terapeutik dhe diagnostikuese bazë, si PET/CT skaner, akseleratorë, brakiterapi... cenojnë drejtpërdrejt diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të pacientëve me sëmundje tumorale," nëvizohet në shkresë.

Kërkesa përmbyll me thirrjen për përgjegjësi institucionale, duke theksuar se përballë të dhënave shqetësuese të kancerit në vend, ministria duhet të japë llogari për fondet dhe politikat e ndjekura. Deputetët e opozitës kërkojnë që kjo interpelancë të zhvillohet me prioritet në mbrojtje të interesit publik dhe shëndetit të qytetarëve.

Video

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

O Zot në duart të kujt ka rënë shteti…

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme