Politika 15 September 2026, 15:38 Nga VNA

Rama i qan hallin Veliajt pasi ngeli në qeli: Po bëjnë eksperiment social me ty

Ndaje në Whatsapp
Rama i qan hallin Veliajt pasi ngeli në qeli: Po bëjnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas vendimit të fundit të drejtësisë për lënien në qeli të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar të gjithë procesin si një goditje të rëndë për qeverisjen lokale dhe vetë kryeqytetin.
Përmes një deklaratë, Rama ka nënvizuar se kryeqyteti po mbetet pa drejtim administrativ, ndonëse sipas tij statusi ligjor i Veliajt është i qartë:

"Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!"

Kreu i qeverisë ka sqaruar se vazhdon t'i përmbahet parimit të respektimit të organit të drejtësisë, duke shmangur komentet mbi vendimet jopërfundimtare:
"Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli - madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë."

Megjithatë, Rama ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi nevojën e mbajtjes së tij në paraburgim, duke e konsideruar këtë masë si të paprecedentë në nivel evropian:
 "Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:"

Në përmbyllje të reagimit të tij, Kryeministri ka vënë theksin te pasojat e drejtpërdrejta që kjo situatë po sjell për qytetarët e Tiranës dhe funksionimin e përditshëm të metropolit:
"Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik."

Video

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

O Zot në duart të kujt ka rënë shteti…

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme