Bota 15 September 2026, 14:26 Nga VNA

Klevis Balliu gjen zgjidhjen për korrupsionin: Të shkrihet SPAK dhe të merret PD me këtë punë

Ndaje në Whatsapp
Klevis Balliu gjen zgjidhjen për korrupsionin: Të shkrihet SPAK dhe

Pas “Altin Troplinit” dhe pas sharjeve të Sali Berishës për ish-drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, sot Klevis Balliu ka kaluar në një tjetër stad të betejës së PD-së me SPAK-un: nga akuzat politike te kërkesa për shkrirjen e institucionit.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, deklaroi se SPAK-u duhet të shkrihet, pasi sipas tij Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po garanton vijueshmërinë e vjedhjeve të qeverisë. Pra, sipas kësaj logjike, problemi nuk është vetëm se drejtësia nuk funksionon siç duhet, por se duhet fikur fare kur nuk jep rezultatin e dëshiruar politik.

I ftuar në A2 CNN, Balliu tha se SPAK nuk kryen konfiskime gjatë hetimeve të aferave të mazhorancës.

“Kjo është pseudo-drejtësi, pseudo-sistem. Kjo strukturë duhet të shkrihet! Kjo strukturë po garanton vazhdueshmërinë e vjedhjes së Edi Ramës. Edhe SPAK-u, po po. Më thoni çfarë kanë konfiskuar nga vjedhja. Ku janë lekët?! Më thoni një aferë që kanë ndaluar. Arrestuan Beqajn për sterilizimin, ne vijojmë paguajmë për sterilizimin. Arrestuan këta për inceneratorët, ne vijojmë paguajmë për inceneratorët. Këta janë garantët e aferave! Aferat vazhdojnë prej këtyre”, deklaroi Balliu.Një zgjidhje e thjeshtë shqiptare për një problem të ndërlikuar: kur institucioni nuk sillet siç e do politika, institucioni shpallet problem.

Ndër të tjera, Balliu tha se SPAK-u ka kandidatët e vet në zgjedhje dhe se zgjedhja e Ervin Demos si ministër i Brendshëm lidhet me faktin që ai është mik i prokurorit Klodian Braho.

Sipas Balliut, “Klodian Braho është mik i afërt i Demos, dhe emërimi i Demos lidhet pikërisht me këtë çështje”.

Deklarata e Balliut e çon edhe më tej retorikën e ashpër të Partisë Demokratike ndaj SPAK-ut. Pas akuzave, etiketave dhe sulmeve ndaj drejtuesve të drejtësisë, kërkesa tashmë është e qartë: institucioni që u ngrit për të hetuar korrupsionin duhet shkrirë, sepse sipas opozitës, jo vetëm nuk po e ndal vjedhjen, por po e garanton atë.

Video

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme