Politika 13 September 2026, 20:07 Nga VNA

Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”

Ndaje në Whatsapp
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I

Aktorja Egla Ceno ka rrëfyer përplasjen me kryeministrin Edi Rama gjatë një dëgjese në Berat për reformën territoriale, ku ajo ishte e pranishme bashkë me një grup përfaqësuesish nga Poliçani.

Sipas Cenos, qytetarët kishin shkuar në takim me pritshmërinë se do të dëgjoheshin për shqetësimet e tyre, por vetëm dy prej tyre arritën të merrnin fjalën. Më pas, sipas saj, kryeministri ndërhyri dhe mori vetë fjalën, ndërsa të pranishmëve që kërkonin të replikonin nuk iu dha mundësia të flisnin.

“Ishim një grup përfaqësuesish nga Poliçani për të bërë një dëgjesë për Territorialen. Poliçani është një qytet që e ka shprehur shumë herë mendimin e tij. Ministri Demo u dha fjalën qytetarëve, folën vetëm dy prej tyre. Pastaj ndërhyri kryeministri dhe tha: ‘Ok, ok, se nuk jemi në një mbledhje për të dëgjuar sa mirë jetohet në Poliçan’”, tregoi Ceno.

Aktorja thotë se Rama vijoi me një fjalim ku, sipas saj, pyetjet dhe përgjigjet i jepte vetë, ndërsa qytetarët që ngrinin dorën për të ndërhyrë nuk u lejuan. “Fillon një fjalim që kishte pyetje, kishte përgjigje vetë, kishte djem nga salla që ngrinin dorën për të replikuar, po asnjë nuk u lejua të flasë.”

Përplasja ndodhi drejt fundit të takimit, kur Ceno i kërkoi drejtpërdrejt kryeministrit t’u jepte mundësinë të flisnin. “Kur ishte drejt fundit i thashë: ‘A mund të flasim, a do na dëgjoni?’. Më tha: ‘Dil jashtë’. ‘Po mo’, i thashë, ‘dal edhe jashtë’, por më thanë që kemi ardhur sepse kryeministri do na dëgjojë zërin.”

Sipas saj, situata më pas u tensionua dhe Rama u ngrit i irrituar, duke e kushtëzuar vazhdimin e mbledhjes me largimin e saj nga salla. “U çua shumë i irrituar dhe tha: ‘Ndërpritet mbledhja derisa të dalë zonja jashtë’. Në ato momente, i gjithë komuniteti u bë bashkë me mua dhe dolëm të gjithë jashtë.”

Ceno mohoi që grupi i Poliçanit të kishte bërë provokime ndaj kryeministrit, duke thënë se kërkesa e vetme ishte që ata të dëgjoheshin. “Nuk pati as provokime nga ana jonë. Unë vetëm i kërkova të na dëgjonte dhe të flisnim”, deklaroi ajo.

Deklarata e Egla Cenos është dhënë për gazetarin Bledar Korreshi të Top Channel.

Lexo gjithashtu

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme