Bota 13 September 2026, 20:38 Nga VNA

Solovyov kërcënon Perëndimin: Do të fundosim anijet britanike, sa më keq për Evropën, aq më mirë për Rusinë

Ndaje në Whatsapp
Solovyov kërcënon Perëndimin: Do të fundosim anijet

Një prej propagandistëve kryesorë të Kremlinit ka nisur një tjetër sulm të ashpër verbal ndaj Perëndimit, duke kërcënuar se do të fundosë anijet britanike dhe duke deklaruar se “sa më keq të shkojnë gjërat në Evropë, aq më mirë është për ne”.

Vladimir Solovyov, një prej zërave kryesorë mediatikë në mbështetje të presidentit rus Vladimir Putin, e bëri këtë deklaratë të fortë gjatë një transmetimi në televizionin shtetëror rus.

Duke kërkuar një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve dhe lidhjeve ekonomike me vendet perëndimore, gazetari i vijës së ashpër argumentoi se Moska duhet të destabilizojë në mënyrë aktive vendet evropiane dhe të hakmerret ashpër ndaj sanksioneve antiruse dhe mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Gjatë transmetimit, Solovyov vuri në shënjestër transportin detar evropian, duke veçuar Britaninë e Madhe, Francën dhe Norvegjinë. Ai bëri thirrje që Rusia të mos njohë më transportin detar evropian dhe të sulmojë anijet në det, si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Perëndimit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme