Bota 13 September 2026, 19:55 Nga VNA

Trump i kërkon Zelenskyt të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse: Po shkaktoni mungesë karburanti

Ndaje në Whatsapp
Trump i kërkon Zelenskyt të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse:

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës dhe karburanteve, duke argumentuar se goditjet ukrainase po kontribuojnë në mungesën globale të naftës së përpunuar, veçanërisht të naftës dizel. 

“Zoti Zelenskyy duhet të bëjë një gjë. Duhet të ndalojë së godituri naftën në Rusi. Le të godasë objektiva, por jo naftën, sepse po shkakton mungesë të saj”, u tha Trump gazetarëve gjatë vizitës së tij në Irlandë.

Presidenti amerikan tha se problemet aktuale në tregun e karburanteve nuk lidhen kryesisht me zhvillimet në Lindjen e Mesme, por me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij, sulmet e Kievit ndaj rafinerive dhe objekteve të prodhimit të karburanteve në Rusi po ndikojnë në furnizimin ndërkombëtar.

Trump bëri të ditur gjithashtu se çështja është diskutuar drejtpërdrejt me Zelenskyn, duke theksuar se Uashingtoni nuk dëshiron që Ukraina të vazhdojë goditjet ndaj infrastrukturës ruse të karburanteve. Ai argumentoi se Kievi ka “shumë objektiva të tjera” që mund të godasë pa prekur prodhimin e naftës.

Ukraina ka intensifikuar gjatë javëve të fundit sulmet me dronë me rreze të gjatë ndaj rafinerive dhe objekteve energjetike ruse, duke synuar të dëmtojë një prej burimeve kryesore të të ardhurave të Moskës dhe të kufizojë furnizimin me karburant për ushtrinë ruse. Sulmet kanë ndikuar edhe në prodhimin rus të karburanteve, ndërsa Moska ka marrë masa për të kufizuar eksportet e naftës dizel. 

Deklaratat e Trumpit vijnë në një moment kur tregjet ndërkombëtare të karburanteve po përballen me presione të forta mbi furnizimin. Sipas raportimeve të fundit, çmimi i naftës dizel në Shtetet e Bashkuara ka kaluar 6 dollarë për gallon, ndërsa ndërprerjet e furnizimeve nga Rusia dhe rajoni i Gjirit Persik kanë shtuar shqetësimet për tregjet globale. 

Deri tani, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk ka reaguar publikisht ndaj kërkesës së fundit të Trumpit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme