Politika 12 September 2026, 18:45 Nga VNA

“Udhëtimi më ripërtëritës”, Berisha kthehet nga SHBA: Diasporën e gjeta më të fortë

Ndaje në Whatsapp
“Udhëtimi më ripërtëritës”, Berisha kthehet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime me përfaqësues të diasporës shqiptare.

“Po kthehemi nga një udhëtim që, me siguri, ju kërkoni nga unë ta vlerësoj. Ajo që mund t’ju them është se ky ishte udhëtimi më ripërtëritës. Pra, ta quajmë ripërtëritje, sepse aty jemi ne”, deklaroi Berisha.

Ai u ndal edhe te takimet me shqiptarët që jetojnë në SHBA, duke i përshkruar ato si të jashtëzakonshme dhe frymëzuese.

“Takimet me diasporën ishin ndër më frymëzueset. U riktheva së bashku me miqtë e mi 35 vite më parë, kur shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe të SHBA-së për përmbysjen e komunizmit. Këtë herë, për përmbysjen e regjimit që mbahet nga droga dhe dogma e komunizmit”, u shpreh kreu demokrat.

Sipas Berishës, diaspora shqiptare ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm ndër vite, ndërsa sot është shumë më e organizuar dhe më e fuqishme.

“E gjeta ndoshta 30 herë më të madhe dhe më të fuqishme”, përfundoi ai

Lexo gjithashtu

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme