Lifestyle 12 September 2026, 15:52 Nga VNA

Sandra Bullock dhe Nicole Kidman rikthehen pas 28 vitesh/ “Practical Magic 2” sjell sërish motrat Owens

Ndaje në Whatsapp
Sandra Bullock dhe Nicole Kidman rikthehen pas 28 vitesh/ “Practical Magic

Plot 28 vjet pas filmit që u kthye në një klasik të kultit, Sandra Bullock dhe Nicole Kidman janë rikthyer së bashku në ekran në “Practical Magic 2”.

Dy aktoret interpretojnë sërish motrat Sally dhe Gillian Owens, personazhet që luajtën për herë të parë në filmin e vitit 1998. 

Filmi i ri vijon historinë e familjes Owens shumë vite pas ngjarjeve të filmit origjinal.

Sally, e interpretuar nga Bullock, është përpjekur t’i mbrojë vajzat e saj nga historia magjike e familjes, por gjithçka ndryshon kur vajza e saj Kylie, e luajtur nga Joey King, përballet me një mallkim romantik të ngjashëm me atë që ka ndjekur gratë e familjes prej brezash.

Sally dhe Gillian udhëtojnë drejt Anglisë, ku historia hap një kapitull të ri me sekrete familjare, magji dhe personazhe të rinj.

Në kast janë gjithashtu Maisie Williams, Dianne Wiest dhe Stockard Channing.

Filmi është drejtuar nga Susanne Bier, ndërsa Bullock dhe Kidman janë përfshirë edhe si producente, duke ndihmuar në ruajtjen e atmosferës dhe identitetit të filmit të parë. 

Guardian vlerëson se vazhdimi mbështetet fuqishëm te nostalgjia dhe kimia mes dy protagonisteve, por arrin të ruajë një pjesë të hijeshisë së filmit origjinal. 

“Practical Magic” nuk pati sukses të jashtëzakonshëm kur doli në vitin 1998, por me kalimin e viteve fitoi një audiencë të madhe dhe u kthye në një film kult, veçanërisht mes grave.

Interesi për vazhdimin është shtuar edhe për një arsye tjetër: Bullock, 62 vjeç, dhe Kidman, 59 vjeç, mbeten personazhet qendrore të filmit, diçka ende relativisht e pazakontë në Hollywood për një produksion të madh të drejtuar nga dy protagoniste femra të kësaj moshe. (The Guardian⁠)

Filmi doli në kinematë amerikane më 10 shtator dhe në Britani më 11 shtator.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme