Kronika 15 September 2026, 17:49 Nga VNA

Gjykata e Lartë rrëzon pafajësinë e Ergys Kolaverit, urdhëron rigjykimin e tij

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë rrëzon pafajësinë e Ergys Kolaverit,

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe e ktheu për rigjykim Ergys Kolaverin. Vendimi u mor nga gjyqtari Sandër Simoni, i cili urdhëroi rigjykimin e të pandehurit, por me një tjetër trupë gjykuese.

Kolaveri ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 20 vite burg për atentatin e dështuar me snajper për të vrarë Gazmir Dacin në zonën e ajrimit të burgut të Vaqarrit. Apeli e prishi këtë vendim dhe e shpalli të pafajshëm Kolaverin. Ai tashmë do të rigjykohet sërish në shkallën e dytë të gjyqësorit, edhe pse ka rifituar lirinë.

Video

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve. Si pasojë e përplasjes, dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lezhës. Pas ndihmës mjekësore, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme