Kronika 15 September 2026, 11:06 Nga VNA

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Kolegji Penal shqyrtoi këtë të martë, më 15 shtator, në Dhomë Këshillimi rekursin e Veliajt kundër masës së arrestit. Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët Sandër Simoni, Genti Shala dhe Valbon Cekrezi.

Çështja ishte rikthyer në Gjykatën e Lartë nga Gjykata Kushtetuese, e cila kishte kërkuar që të arsyetohej përse masa e “arrestit në burg” konsiderohej masa e vetme e përshtatshme ndaj kryebashkiakut.

Pas rishqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së, duke bërë që Veliaj të vijojë qëndrimin në paraburgim.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa çështja penale ndaj tij tashmë është në fazën e gjykimit në Gjykatën e Posaçme.

Veliaj po gjykohet në GJKKO për 13 akuza penale, mes të cilave korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pas një beteje të gjatë ligjore të Veliajt kundër masës së sigurisë, të cilën ai e ka kundërshtuar në disa shkallë të gjyqësorit.

Vendimi:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë:

Kërkues: Erion Veliaj

Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Objekti: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.

Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Video

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

“Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin për shtatë të pandehur, ja sa u dënua i forti i Niklës, Durim Bami, dhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme