
Gjykata e Apelit të Posaçëm, me trupë gjykuese monokratike të përbërë nga Saida Dollani, vendosi të pranojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta dhe ta nxjerrë atë nga kafazi prej xhami dhe ta ulë përkrah avokatit gjatë shqyrtimit të kërkesave të tij. Vendimi u mor pasi Apeli i Posaçëm ka marrë të gjitha masat e sigurisë në sallën e gjyqit.
Meta në Apel kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Seanca e kësaj të hëne u shty për një datë tjetër, kur edhe do të vendoset për fatin e tij. Ish-presidenti po gjykohet në GJKKO për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.






















