Në hapësirë unike tropikale mbi rrugët e qytetit, u shndërrua të dielën në një qendër të pazakontë “birësimi”, duke u dhënë qindra adhuruesve të përzgjedhur të bimëve mundësinë të merrnin me vete degëza nga flora e rrallë e këtij konservatori.
I vendosur mes arkitekturës së betonit të stilit brutalist, të cilën mbretëresha e ndjerë Elizabeth e kishte cilësuar si “një nga mrekullitë moderne të botës”, konservatori është shtëpia e rreth 800 llojeve të bimëve, përfshirë disa nga speciet më të rrezikuara në botë. Objekti pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të madh.
Përpara mbylljes së tij, adhuruesve të bimëve iu dha mundësia të merrnin me vete një pjesë të kësaj “xhungle urbane”.
Dashamirësit e bimëve u rreshtuan për të “birësuar” një nga 500 degëzat e shumuar nga bimët që rriten brenda konservatorit, përpara se objekti të mbyllet në fund të vitit.
Megjithatë, procesi i “birësimit” kishte edhe disa kushte. Kandidatët duhej të plotësonin një formular ku të shpjegonin, madje edhe përmes një vizatimi, se ku do ta vendosnin degëzën e re. Ata inkurajoheshin t’i vendosnin një emër dhe të gjenin bimën mëmë nga e cila ishte marrë degëza, mes gjelbërimit të konservatorit.
Aplikantët e përzgjedhur u larguan me një kartë udhëzuese për kujdesin ndaj bimës, ku specifikoheshin nevojat për ujitje, lagështirë dhe ndriçim.






















