Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur për sot një protestë të madhe në Prishtinë, pas vendimit të shpallur ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Protesta do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”. OVL-UÇK ka njoftuar se tubimi do të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë.
Organizata kundërshton vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar atë të padrejtë.
Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Syla, deklaroi se, sipas organizatës, përmes këtij vendimi është synuar të vendoset një barazi e padrejtë ndërmjet luftës së UÇK-së dhe ngjarjeve të viteve 1998–1999.






















