Kronika 18 September 2026, 09:43 Nga VNA

Ngërçi me pagat e drejtësisë/ SPAK nis marrjen në pyetje të zyrtarëve, në Prokurorinë e Posaçme përfaqësuesja e Thesarit

Ndaje në Whatsapp
Ngërçi me pagat e drejtësisë/ SPAK nis marrjen në

Prokuroria e Posaçme thotë se, në kuadër të hetimit për ngërçin e pagave të njerëzve të drejtësisë, deri tani janë administruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e KLP-së dhe KLGJ-së, shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme për listëpagesat dhe listëpagesat e anuluara nga Ministria e Financave, si dhe gjurmët elektronike të sistemit të Thesarit.

Ndërkohë, ka nisur marrja në pyetje e personave që kanë dijeni për çështjen. E para që është thirrur është Elmira Peto, përfaqësuese e Thesarit, e cila ndodhet në SPAK.

Pas saj do të merren në pyetje zyrtarë të Ministrisë së Financave.

Video

Del video e përleshjes me thika në një berberhane në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre të rinj. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej autorëve i afrohet në befasi 24-vjeçarit dhe tenton ta godasë me thikë në qafë. I riu arrin të shmanget në kohë, por më pas situata përshkallëzohet në një përleshje të dhunshme. Njëri prej të plagosurve u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndërsa Policia arrestoi tre persona. Lajmi i plotë në koment.

Plas sherri në ajër/ Dy pasagjerë përleshen me grushte në fluturimin Londër–Daka Momente tensioni dhe paniku janë regjistruar në një avion të “Biman Bangladesh Airlines”, ku dy pasagjerë janë përleshur fizikisht në mes të fluturimit nga Londra drejt Dakës. Në videon që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, dy burrat shfaqen duke debatuar ashpër, përpara se të shkëmbejnë grushte. Përleshja u bë aq e dhunshme, sa njërit prej tyre iu gris edhe bluza.

Bota në pak minuta...

Rama kundër Gjykatës Kushtetuese: Kuvendi miraton formulën e pagave, kryeministri i vendos “vijat e kuqe” Kushtetueses

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme