Janë liruar 25 personat e ndaluar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së djeshme.
Ata u shoqëruan nga Policia pas përplasjeve të krijuara gjatë tubimit dhe përpjekjeve të disa protestuesve për të çarë kordonin e efektivëve.
Protesta, e cila zhvillohej në ditën e saj të 110-të, nisi pranë Kuvendit, në kohën kur brenda godinës po mbahej seanca plenare.
Gjatë tubimit u regjistruan disa momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Pas shoqërimit dhe kryerjes së procedurave përkatëse, të 25 personat u lanë të lirë.






















