Kronika 17 September 2026, 20:37 Nga VNA

Alket Rizai zhduket sërish, Greqia ngre alarmin: i dënuari shqiptar nuk kthehet në burg pas lejes, dyshohet se mund të ketë kaluar drejt Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Alket Rizai zhduket sërish, Greqia ngre alarmin: i dënuari shqiptar

Alket Rizai, shqiptari i dënuar në Greqi dhe i njohur për historinë e arratisjeve spektakolare nga burgjet greke, vijon të jetë në kërkim për të katërtën ditë radhazi. Ai nuk është kthyer në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes disa ditore, e cila skadonte mëngjesin e së hënës.

Sipas mediave greke, Rizai kishte dalë me leje të rregullt nga burgu, por pas përfundimit të afatit nuk është paraqitur në institucionin e vuajtjes së dënimit. Për këtë arsye, autoritetet greke e konsiderojnë tashmë zyrtarisht të arratisur dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Emri i tij u rikthye në qendër të vëmendjes pas një incidenti me armë zjarri në Anavyssos, pranë një beach bari, ku dyshohet se ai është përfshirë në orët e para të së dielës. Sipas raportimeve greke, gjatë përplasjes janë dëgjuar të shtëna, ndërsa Rizai dyshohet se ka qëlluar në ajër. Për ngjarjen po hetohet edhe një shtetas afgan, i cili dyshohet se ka qëlluar dhe plagosur persona të tjerë gjatë incidentit.

Policia greke, përmes strukturave të krimit të organizuar dhe policisë lokale, po vijon kërkimet intensive. Deri tani, megjithatë, Rizai nuk është lokalizuar.

Një nga pistat që po shqyrtohet nga autoritetet greke është mundësia që ai të jetë larguar drejt Shqipërisë. Mediat greke raportojnë se informacionet e mbërritura në polici e vendosin sinjalin e fundit të tij në veri të Greqisë, zonë nga ku dyshohet se mund të ketë kaluar ilegalisht kufirin. Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se Rizai ndodhet në Shqipëri.

Rasti bëhet edhe më i fortë për faktin se, sipas mediave greke, Rizai ishte pranë lirimit nga burgu. Gjatë viteve të fundit ai kishte përfituar disa leje daljeje, por këtë herë nuk u kthye më në qeli.

Alket Rizai është një nga emrat më të njohur të kronikës kriminale në Greqi. Ai është lidhur prej vitesh me Vasilis Paleokostas dhe u bë i njohur për arratisjet me helikopter nga burgu i Koridhalosit, të cilat e kthyen në një nga figurat më të përfolura të botës së krimit në mediat greke.

Tashmë autoritetet greke po përballen me një tjetër skenar të vështirë: Rizai nuk është më thjesht një i dënuar që nuk u kthye nga leja, por një i kërkuar pas një incidenti me armë dhe me dyshimin se mund të ketë dalë jashtë territorit grek.

Video

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe sekuestron dokumenta në Kuvend dhe Ministri të Financave.

Një histori e pazakontë vjen nga qyteti Homs në Siri, ku një burrë është rikthyer pas 15 vitesh te librat e fshehur pas një muri. Në tetor të vitit 2011, familja e tij izoloi bibliotekën me qindra vepra fetare e akademike për t'i mbrojtur nga regjimi i Bashar al-Assadit. Menjëherë pas ndërtimit të murit mbrojtës, familja u detyrua të largohej nga Siria për shkak të konfliktit. Pas kthimit në shtëpi, muri u shemb dhe koleksioni i librave bashkë me dokumentet personale dolën sërish në dritë në gjendje shumë të mirë. Pavarësisht viteve të gjata të braktisjes dhe shkatërrimeve të luftës, çdo gjë kishte mbetur e paprekur. Pamjet e momentit janë bërë virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në një simbol të ruajtjes së kujtesës.

Paqe e përkohshme në seancë plenare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme