
Tre të rinj janë arrestuar nga Policia e Sarandës pas një konflikti të dhunshëm, ku mbetën të plagosur me mjete prerëse dy vëllezër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1 të qytetit.
Sipas Policisë, konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, dy vëllezërit M. Sh., 20 vjeç dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe kanë mbetur të plagosur. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, policia ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, të tre banues në Sarandë. Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim gjatë konfliktit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.






















