
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pasi trupi gjykues e shpalli penalisht përgjegjës për krime lufte.
Sipas vendimit të gjykatës, Thaçi u shpall përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Thaçi ishte një prej katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykoheshin në Hagë, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Procesi ndaj tyre përfshinte akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Më herët gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues konstatoi se Prokuroria nuk kishte arritur të provonte përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të përhapur ndaj popullatës civile, element i nevojshëm për konstatimin e krimeve kundër njerëzimit.
Megjithatë, gjykata arriti në përfundimin se ishin provuar krime lufte dhe e dënoi Thaçin me 25 vite burg.






















