Kronika 16 September 2026, 10:26 Nga VNA

Reagon kompania brenda së cilës u përgjuan planet e Ron Yeffet për tregëti armësh e punë të pista: Ishte takim privat, izraeliti nuk na përfaqëson

Ndaje në Whatsapp


Shoqëria DEL-CNG SHPK ka reaguar publikisht me një deklaratë zyrtare pas publikimit të përgjimeve audio—të cilat u bënë me dije nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ku dëgjohen biseda dhe plane të Ron Yeffet për tregëti armësh përmes Shqipërisë e ku deklaronte akses të fortë tek qeveria shqiptare. 

Përmes përfaqësuesit të saj ligjor, Av. Altin Kaziaj, kompania sqaron se audiomateriali është përfituar përmes një ndërhyrjeje të paautorizuar në ambientet e saj private.

"Audiomateriali është marrë përmes një përgjimi të paautorizuar në ambientet private të Shoqërisë, duke përbërë ndërhyrje të padrejtë në jetën private apo sekretet tregtare. DEL-CNG SHPK, administratori, punonjësit e saj dhe bashkëpunëtorët e shoqërisë, NUK kanë pasur dijeni dhe NUK kanë dhënë pëlqim për incizimin apo transmetimin, duke shkelur hapur Kushtetutën, Kodin Penal dhe Ligjin nr. 124/2024 'Për mbrojtjen e të dhënave personale'."

Në deklaratën e saj, kompania distancohet nga Ron Yeffet, duke theksuar se ai nuk gëzon asnjë status apo të drejtë përfaqësimi në emër të këtij subjekti:

"Z. Ron Yeffet NUK është përfaqësues, punonjës, ortak apo administrator i DEL-CNG SHPK dhe nuk ka asnjë autorizim të veprojë apo marrë angazhime në emrin e shoqërisë. Shoqëria nuk ka marrëdhënie biznesi me të dhe prania e tij në takim nuk përbën për shoqërinë miratim të qëndrimeve të tij."

Lidhur me aludimet për përfshirje në skema të paligjshme apo marrje asetesh, DEL-CNG SHPK i hedh poshtë ato si spekulative:

 "Hedhim poshtë çdo aludim spekulativ për skema kriminale, përfitimi të paligjshme, apo marrje të paligjshme asetesh. Sqarojmë se përfaqësuesit tanë kanë këmbëngulur qartë se çdo propozim-procedurë, duhej të ndiqej ekskluzivisht në rrugë të ligjshme. Dëgjimi i një propozimi apo bërja e pyetjeve në një takim privat nuk përbën miratim apo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Theksojmë se nuk ekziston asnjë masë me karakter urgjënt nga ana e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare si sekuestrim, marrje asetesh apo vendim gjyqësor ndaj nesh."

Për më tepër, kompania bën me dije se publikimi i zërave dhe imazheve të stafit pa leje cënon dinjitetin dhe sigurinë e tyre, ndërsa kërkon ndërprerjen e menjëhershme të transmetimeve: "Publikimi i zërave, emrave dhe imazheve të punonjësve-bashkëpunëtorëve tanë pa pëlqim, cenon, jetën private, sigurinë dhe dinjitetin e tyre. Liria e medias respektohet, por ajo nuk autorizon përdorimin e përgjimeve të paligjshme apo nxjerrjen e bisedave jashtë kontekstit, duke sjellë një dëm në shumë drejtime."

 "Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të publikimit, anonimizimin e plotë të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve tanë dhe botimin e këtij qëndrimi të qartë në interes të së vërtetës."

Video

Tensione janë regjistruar para ambienteve të Dhomave të Specializuara në Hagë, pak orë përpara nisjes së seancës për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Qytetarë shqiptarë janë grumbulluar pranë godinës për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Pas grumbullimit ka ndërhyrë policia holandeze, e cila u ka kërkuar pjesëmarrësve të shpërndahen. Efektivët kanë paralajmëruar se, nëse urdhri nuk zbatohej, do të përdorej forcë për largimin e tyre. Gjatë ndërhyrjes është shoqëruar edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Policia ka deklaruar se nuk do të lejojë tensione pranë ambienteve ku do të zhvillohet seanca.

Një moment prekës është publikuar në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Në videon e shpërndarë në TikTok nga vajza e Jakup Krasniqit, mbesa e tij e vogël shihet duke puthur portretin e gjyshit. Pamjet shoqërohen me fjalët: “Unë s’jam e lirë pa lirinë tënde, gjysh”. Videoja është publikuar në një ditë vendimtare për procesin gjyqësor në Hagë. Sot, në orën 10:00, pritet të nisë seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Të katër ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat.

Sot në Hagë do të zhvillohet seanca për shpalljen e vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në pritje të vendimit, qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin e Prishtinës, ku shumë prej tyre kanë kaluar të gjithë natën. Me këngë, flamuj kombëtarë dhe pranë “Flakës së Lirisë”, ata kanë shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së. Në shesh është vendosur edhe një ekran i madh, nëpërmjet të cilit qytetarët do të ndjekin drejtpërdrejt shpalljen e vendimit nga Haga. Ndërsa afrohet nisja e seancës, numri i të pranishmëve vijon të rritet.

Momente paniku janë regjistruar në një Boeing 737 të Sepehran Airlines, pak pas ngritjes nga Mashhadi drejt Kermanshahut. Pamjet nga brenda avionit tregojnë pjesë të paneleve dhe ndarjeve të sipërme të kabinës që shkëputen dhe bien, ndërsa avioni përballej me një problem teknik gjatë fluturimit. Ekuipazhi u rikthye në aeroportin e Mashhadit, ku avioni u ul në mënyrë të sigurt. Nuk u raportuan persona të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme