Rajoni 16 September 2026, 11:48 Nga VNA

Haga jep vendimin për Kadri Veselin, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës dënohet me 18 vite burg

Ndaje në Whatsapp

fvfvdfvd.jpg

Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dënuar me 18 vite burg nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues paraqiti vlerësimet lidhur me rolin dhe përgjegjësinë e Veselit, duke konstatuar se ai kishte keqpërdorur pushtetin dhe pozitën e tij për qëllime kriminale.

Në përcaktimin e masës së dënimit, gjykata mori parasysh edhe rrethanat personale të Veselit, si dhe sjelljen e tij gjatë procesit gjyqësor.

Sipas trupit gjykues, Veseli kishte treguar sjellje të mirë gjatë procesit, me përjashtim të një rasti të veçantë.

Gjykata mori gjithashtu në konsideratë faktin se Veseli iu dorëzua vullnetarisht Dhomave të Specializuara.

Video

Kryeministri Rama ka mbërritur në Korçë, ku në teatrin “A. Z. Çajupi” do të zhvillojë një takim për reformën territoriale. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë propozimi i Partisë Socialiste për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Bashkinë Korçë. Kjo ide ka shkaktuar reagime dhe debate të shumta mes banorëve dhe përfaqësuesve vendorë. Në aktivitet është i pranishëm edhe Greg Rama, djali i kryeministrit, i cili e ka shoqëruar të atin gjatë vizitës në Korçë.

Bien akuzat për krimet pas 20 qershorit 1999, festë në sheshin e Prishtinës Qytetarët e mbledhur në sheshin e Prishtinës kanë shpërthyer në festë pas zhvillimeve të fundit nga seanca gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë seancës, Gjykata Speciale në Hagë bëri të ditur se nuk ka konstatuar përgjegjësi për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera pas 20 qershorit 1999 nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Për rrjedhojë, akuzat që lidhen me këtë periudhë kanë rënë për secilin prej tyre.

Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë shpërthyen në festë pasi Gjykata Speciale e Hagës rrëzoi akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj krerëve të UÇK-së.

A do të ketë hetim parlamentar për përgjimet e Ahmetajt me Ron Yeffet? Kuvendi vendos nesër

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme