Sot në Hagë do të zhvillohet seanca për shpalljen e vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë rreth orës 12:00. Ajo do të jetë publike, ndërsa transmetimi në shqip, anglisht dhe serbisht do të bëhet me rreth 10 minuta vonesë. Për këtë arsye, publiku do të mund ta ndjekë praktikisht duke nisur nga ora 10:10.
Në pritje të vendimit, qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin e Prishtinës, ku shumë prej tyre kanë kaluar të gjithë natën. Me këngë, flamuj kombëtarë dhe pranë “Flakës së Lirisë”, ata kanë shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.
Në shesh është vendosur edhe një ekran i madh, nëpërmjet të cilit qytetarët do të ndjekin drejtpërdrejt shpalljen e vendimit nga Haga. Ndërsa afrohet nisja e seancës, numri i të pranishmëve vijon të rritet.
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Dhomave të Specializuara në Hagë, pak orë përpara nisjes së seancës për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Qytetarë shqiptarë janë grumbulluar pranë godinës për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Pas grumbullimit ka ndërhyrë policia holandeze, e cila u ka kërkuar pjesëmarrësve të shpërndahen. Efektivët kanë paralajmëruar se, nëse urdhri nuk zbatohej, do të përdorej forcë për largimin e tyre.
Gjatë ndërhyrjes është shoqëruar edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Policia ka deklaruar se nuk do të lejojë tensione pranë ambienteve ku do të zhvillohet seanca.

Një moment prekës është publikuar në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Në videon e shpërndarë në TikTok nga vajza e Jakup Krasniqit, mbesa e tij e vogël shihet duke puthur portretin e gjyshit. Pamjet shoqërohen me fjalët: “Unë s’jam e lirë pa lirinë tënde, gjysh”.
Videoja është publikuar në një ditë vendimtare për procesin gjyqësor në Hagë. Sot, në orën 10:00, pritet të nisë seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Të katër ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat.
Një moment prekës është publikuar në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Në videon e shpërndarë në TikTok nga vajza e Jakup Krasniqit, mbesa e tij e vogël shihet duke puthur portretin e gjyshit. Pamjet shoqërohen me fjalët: “Unë s’jam e lirë pa lirinë tënde, gjysh”.
Videoja është publikuar në një ditë vendimtare për procesin gjyqësor në Hagë. Sot, në orën 10:00, pritet të nisë seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Të katër ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat.
Sot në Hagë do të zhvillohet seanca për shpalljen e vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në pritje të vendimit, qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin e Prishtinës, ku shumë prej tyre kanë kaluar të gjithë natën. Me këngë, flamuj kombëtarë dhe pranë “Flakës së Lirisë”, ata kanë shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.
Në shesh është vendosur edhe një ekran i madh, nëpërmjet të cilit qytetarët do të ndjekin drejtpërdrejt shpalljen e vendimit nga Haga. Ndërsa afrohet nisja e seancës, numri i të pranishmëve vijon të rritet.
Sot në Hagë do të zhvillohet seanca për shpalljen e vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në pritje të vendimit, qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin e Prishtinës, ku shumë prej tyre kanë kaluar të gjithë natën. Me këngë, flamuj kombëtarë dhe pranë “Flakës së Lirisë”, ata kanë shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.
Në shesh është vendosur edhe një ekran i madh, nëpërmjet të cilit qytetarët do të ndjekin drejtpërdrejt shpalljen e vendimit nga Haga. Ndërsa afrohet nisja e seancës, numri i të pranishmëve vijon të rritet.
Momente paniku janë regjistruar në një Boeing 737 të Sepehran Airlines, pak pas ngritjes nga Mashhadi drejt Kermanshahut.
Pamjet nga brenda avionit tregojnë pjesë të paneleve dhe ndarjeve të sipërme të kabinës që shkëputen dhe bien, ndërsa avioni përballej me një problem teknik gjatë fluturimit.
Ekuipazhi u rikthye në aeroportin e Mashhadit, ku avioni u ul në mënyrë të sigurt. Nuk u raportuan persona të lënduar.