Kronika 16 September 2026, 17:05 Nga VNA

Meta përplaset me SPAK në Apel, kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit: Kam qenë në çdo gjyq

Ndaje në Whatsapp

bfgbfbb.jpeg

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm u zhvillua seanca gjyqësore, ku ish-presidenti Ilir Meta kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit nga ana e GJKKO, pasi pretendon se në asnjë rast ai apo avokati i tij nuk janë bërë pengesë për zhvillimin e gjykimit.

Ilir Metën e sollën fillimisht në kafazin e xhamtë, por avokati kërkoi sërish nxjerrjen e tij nga kafazi. Gjykata, sipas vendimit të marrë më herët, urdhëroi që Meta të dalë nga kafazi dhe të ulet me avokatin në krah.

Gjatë seancës, avokati tha se GJKKO ka cenuar të drejtën dhe standardet e Metës përmes pezullimit të afateve të paraburgimit. Kjo për shkak se ai dhe avokati nuk janë bërë shkak për shtyrjen e seancave.

Prokurori Sotir Kllapi kërkoi që ankimi të mos pranohej.

"Në lidhje me thelbin e vendimmarrjes së GJKKO, është i bazuar në ligj, sepse gjykata vendosi mbi bazën e kërkesës sonë për shkak se gjykimi në atë kohë ishte gjykimi ndaj 5 të pandehurve dhe jo si sot që po bëhet i ndarë, në atë kohë avokatja e Fatime Kryemadhit nuk ka pasur prokurë për tagrat që i ka dhënë klientja. Për këtë rrethanë ne kërkuam që avokatja Esmeralda Ndregjoni të saktësojë aktet e përfaqësimit për klienten Fatime Kryemadhi. Ndaj për këtë arsye shkaktare u bë mbrojtja, sepse shtyrja u bë për shkaqe të paarsyeshme dhe kërkuan pezullim të afateve të paraburgimit për Metën", tha prokurori.

Avokati i ish-presidentit tha se nuk janë dakord me prokurorin.

Ilir Meta i tha gjykatës se "dua të theksoj se në asnjë rast unë nuk kam munguar. Në asnjë seancë gjykimi jo vetëm të gjykimit paraprak, por edhe të themelit, por edhe në çështje të tjera. Ndoshta ju ju kujtohet se kur e kam ditur që avokati im s'mund të merrte pjesë, unë jam paraqitur në seancë dhe kam kërkuar që gjyqi të vazhdojë pa avokatin. Dhe në këtë rast që ne e ngremë këtë pretendim dua të theksoj se qëndrimi im atëherë ka qenë të vazhdojë seanca, por mbi të gjitha ata persona në liri dhe më është dukur dhe vlerësoj që është e padrejtë se kur unë marr pjesë në gjyq mua të më pezullohen afatet e paraburgimit. Sepse kjo nuk është aspak për shkak tim dhe as në interesin tim. Kjo është gjithmonë në interes të prokurorëve të çështjes dhe ky nuk është i vetmi rast", tha Meta.

"Unë gjithmonë kam qenë në gjyq dhe kam kërkuar që gjyqi të zhvillohet", tha më tej ai.

Faleminderit.

Prokurori Sotir Kllapi: praktika është e konsoliduar, mjafton që të mungojë njëri nga avokatët dhe pezullohen për të gjithë.

Vendimi pritet të shpallet të mërkurën, më 17 shtator.

Video

Protestuesit janë zhvendosur këtë të enjte edhe para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar pak ditë më parë. “Lironi çunat”, kanë qenë thirrjet e përsëritura gjatë tubimit para SPAK. Sot shënohet dita e 110-të e protestës qytetare.

Një kalë që kishte mbetur i bllokuar në një pellg në Valencia të Spanjës u shpëtua përmes një operacioni me helikopter. Kali u nxor në mënyrë të sigurt nga uji dhe më pas iu dorëzua pronarit.

Samir Mane për 2 orë në SPAK, pas vëllezërve Eftimi të “Atelier 4”. Hetimet lidhen me dosjen “Balluku” dhe vilën e sekuestruar në kompleksin “Green Coast” në Palasë, për të cilën SPAK dyshon se është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut. Dokumentet, projektet, financimi i punimeve dhe personat që mund të kenë dijeni për pronën janë në fokus të hetuesve. Çfarë po heton SPAK dhe si lidhen emrat e përfshirë me vilën?

Lajmi i Fundit/ Pas dy orësh, del nga ambientet e SPAK Samir Mane. Biznesmeni u pyet në kuadër të hetimeve për Belinda Ballukun.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme