Shtyhet procesi ndaj ish-presidentit Ilir Meta për shkak të mungesës së gjyqtares Rudina Pallo. Avokatët e Metës dhe Kryemadhit u ulën në pjesën e publikut dhe informuan gjykatën se ishin në bojkot, në zbatim të vendimit të Dhomës së Avokatisë.
Gjykata nuk i dha fjalën të pandehurit Meta, edhe pse ai e kërkoi disa herë. Pas daljes së trupit gjykues, Meta tha se nuk i ishin vënë në dispozicion 77 fashikujt e dosjes, por vetëm 55 prej tyre.
“Ai thotë: ‘Jua japim ne’”, tha Meta, duke iu referuar prokurorit Kllapi. “Avokati është atje, jo se do, por i heqin licencën”, shtoi më tej ai.






















