Politika 16 September 2026, 13:51 Nga VNA

Përplasje për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër projektligjit: Krijon diferenca të pajustifikuara

Ndaje në Whatsapp

dfvfvdfv.jpg

Prokuroria e Përgjithshme kundërshton projektligjin për pagat e magjistratëve, që ka krijuar një konflikt mes njerëzve të drejtësisë dhe qeverisë.

"Prokuroria e Përgjithshme i përcolli sot, nëpërmjet një shkrese zyrtare, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë qëndrimin e saj mbi projektligjin për pagat e magjistratëve.

Në mungesë të një drafti formal të përcjellë zyrtarisht për konsultim, bazuar në përmbajtjen e projektligjit të publikuar në muajin korrik 2026 në faqen zyrtare të Kuvendit, si dhe në diskutimet publike të zhvilluara, vlerësojmë se projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’’, në parim, nuk garanton zbatimin e plotë dhe efektiv të Vendimit nr. 15, datë 17.02.2026, të Gjykatës Kushtetuese dhe standardet kushtetuese të përcaktuara në të.

Ky projektligj krijon diferenca të pajustifikuara dhe joharmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive", thekson Prokuroria.

Video

Solidaritet pas vendimit të Hagës, deputetët e PD i drejtohen seancës plenare me simbolin e UÇK-së në kraharor.

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK: Bashkohuni dhe organizohuni mes jush!

Protestuesit janë zhvendosur këtë të enjte edhe para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar pak ditë më parë. “Lironi çunat”, kanë qenë thirrjet e përsëritura gjatë tubimit para SPAK. Sot shënohet dita e 110-të e protestës qytetare.

Një kalë që kishte mbetur i bllokuar në një pellg në Valencia të Spanjës u shpëtua përmes një operacioni me helikopter. Kali u nxor në mënyrë të sigurt nga uji dhe më pas iu dorëzua pronarit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme