Politika 17 September 2026, 10:15 Nga VNA

Alarm në Lezhë / Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet

Ndaje në Whatsapp


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka nisur hetimet për krime zgjedhore lidhur me zgjedhjet e zhvilluara më 11 maj 2025. Përmes një kërkese zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e cila është siguruar nga VNA, organi i akuzës ka kërkuar sekuestrimin e listave të zgjedhësve për 12 Qendra Votimi në qarkun e Lezhës.

Sipas dokumentit zyrtar të protokolluar më 5 maj 2026, hetimet janë regjistruar për procedimin penal nr. 603 të vitit 2026, nën dyshimet për veprën penale "Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar", e parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e një referimi të bërë nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në funksion të këtij hetimi, Zv. Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Arben Nika, i ka kërkuar KQZ-së vënien në dispozicion të kopjeve të njehsuara me origjinalin të listave të zgjedhësve ku pasqyrohen pjesëmarrësit dhe nënshkrimet e tyre gjatë procesit të votimit.

Qendrat e votimit nën lupën e Prokurorisë:

Hetimet shtrihen në tri bashkitë e qarkut Lezhë, ku përfshihen qendrat e votimit të mëposhtme:

Bashkia Lezhë: QV nr. 0686/00, QV nr. 0697/00, QV nr. 0697/01, QV nr. 0704/00, QV nr. 0705/01, QV nr. 0712/00, QV nr. 0717/00, QV nr. 0749/00, dhe QV nr. 0749/01.

Bashkia Mirditë: QV nr. 0808/00 dhe QV nr. 0891/00.

Bashkia Kurbin: QV nr. 0847/01.

Dokumentacioni i kërkuar nga prokuroria pritet të verifikojë nëse ka pasur parregullsi me nënshkrimet e votuesve ose raste të votimit të dyfishtë gjatë procesit zgjedhor.

Video

Solidaritet pas vendimit të Hagës, deputetët e PD i drejtohen seancës plenare me simbolin e UÇK-së në kraharor.

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK: Bashkohuni dhe organizohuni mes jush!

Protestuesit janë zhvendosur këtë të enjte edhe para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar pak ditë më parë. “Lironi çunat”, kanë qenë thirrjet e përsëritura gjatë tubimit para SPAK. Sot shënohet dita e 110-të e protestës qytetare.

Një kalë që kishte mbetur i bllokuar në një pellg në Valencia të Spanjës u shpëtua përmes një operacioni me helikopter. Kali u nxor në mënyrë të sigurt nga uji dhe më pas iu dorëzua pronarit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme